Zhigolo Marselino

19:59 / 2.03.2013
Marselino Hitollari fshihet pas personit ‘zhigolo’ brenda shtëpisë së edicionit të gjashtë të “Big Brother Albania” – njofton Panorama Plus.

25-vjeçari e ka origjinën nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari. Kohët e fundit ka punuar si roje sigurimi, por ai nuk ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një “gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune fizike. Prej një viti është bërë baba i një djali, dhe gjatë bisedave me banorët shprehet se familja është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten.

“Big Brotherin” e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu. Ai ka qenë një konkurrent në “Mister Albania” disa vite më parë, ku nuk ka mundur të marrë ndonjë çmim, edhe pse qëllimi i tij ishte ta fitonte. Po ashtu ka marrë pjesë si imazh te klipi i Ingrid Gjonit, “Përse me mua”.

Në edicionin e sivjetmë të “Big Brother” secili banor ka një sekret dhe lufta nuk bëhet vetëm për ta mbrojtur atë, por edhe për të zbuluar sekretin e konkurrentëve të tjerë. Gjithë intriga e lojës është ndërtuar mbi sekretet më interesante të lojtarëve që janë: një vegjetarian që s’dihet se sa kohë nuk do kuptohet se është i tillë; një personazh tjetër ka 100 palë këpucë, po s’dihet sa palë ka marrë me vete në shtëpinë e “Big Brother”. Një banor tjetër është talasemik, ndërsa një tjetër do realizojë një ndërhyrje kirurgjikale gjatë qëndrimit në “Big Brother”. Grindjet familjare kanë detyruar dikë që prej 13 muajsh të mos flasë me babanë. Njëri e konsideron sekret në këtë lojë tifozllëkun që ka për Real Madridin, e dikush tjetër se është i martuar. E përveç sekreteve, në këtë lojë vlerësohet si më interesant misioni i dy vëllezërve binjakë identikë nga Peja, që duhet të zëvendësohen herë pas here me njëri-tjetrin pa u kuptuar nga banorët e tjerë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Akrepi
Puna: Do të shpërbleheni
Shendeti: Lodhje psikike
Dashuria: Keni mirëkuptim
CULT

Gena & Flori - Jo vetëm fjalë
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.