LAJMI I FUNDIT:

Magjistratura e çoi në paraburgim, studentit i’u konfiskua marihuanë gjatë studimit! (Video)

Magjistratura e çoi në paraburgim, studentit i’u konfiskua marihuanë gjatë studimit! (Video)

Inxhinierin e bujqësisë, Petar Matovski, e zuri sherri me një punim shkencor. Në temën e tij të magjistraturës, ka vendosur të zhvillojë vet për qëllime shkencore Canabis Sativa, dhe rritjen e tyre artificiale dhe natyrore, t’i përshkruaj në punimin që synon t’i sigurojë titullin e dëshiruar. Ai kishte mbjell 1,800 fara kanabisi në një fshat të Kratovës, dhe për këtë punë njoftoi vet policinë. I çoi te vendi ku po e zhvillon eksperimentin e tij shkencor, dhe për këtë punë plasi sherri me policinë, e cila e arrestoi dhe akuzoi për prodhim të substancave psikotropike.

E mbajtën në paraburgim gati një muaj, dhe pasi e liruan, ai thotë se nuk do të ndalet me projektin e tij, për shkak të një keqkuptimi, që po cilësohet si naiv.


„Ata ishin të habitur për atë se si e kam mbjellë në një vend aq të lartë dhe për mënyrën se si kam hyrë me farat në Maqedoni. M’i morën farat, pa bërë shënime dhe i dërguan në polici, ndërsa unë kisha përgatitur tre mostra për të tri institucionet, që ta hulumtojnë konstatimin tim. Por ata i morën farat pa bërë shënime, shkuan në MPB në Kratovë dhe më arrestuan”, tha ai.

Sipas avokatit mbrojtjës të Matovskit, Maqedonia ka nënshkruar tre Konventa Ndërkombëtare, me të cilat lejohet të mbillen substanca narkotike për qëllime shkencore. Mirëpo, sipas juristit Janaki Mitrovski, klienti i tij mund të mos i ketë ndjekur me rregull, të gjitha procedurat ligjore për një punim të tillë shkencor.

„Bëhet fjalë për vepër naive, sepse i riu, ka pasur qëllime të mira, por duke e njohur praktikën e organeve tona të hulumtimit, por edhe mos njohurinë e tyre për obligimet ndërkombëtare të drejtësisë, të cilat ky shtet i ka, prapë do të them që ky veprim është naiv. Por megjithatë, ky veprim është bërë më shumë nga mosnjohuria, sepse para se të vepronte kështu, është dashur të konsultohet”, thotë Janaki Mitrovski, njofton Tv 21.

Sipas avokatit, i vetmi problem në akuzat e ngritura kundër klientit të tij, është sasia prej mbi 1800 fara të cilat janë mbjellë. Përndryshe, Matovski, argumenton se sasia e madhe e farave të mbjella ka qëllimin e vet, sepse ai po studion zhvillimin e kësaj bime në kushte natyrore dhe artificiale. Në punimin e tij shkencor, Matovski synon të krahasoj rritjen e bimës kur ujitet nga vet natyra përmes shiut, ose kur ujitet me sistem artificial “pikë për pikë”.

Maqedonia këtë vit u bë shteti i 14 në Evropë, i cili e legalizoi kanabisin për qëllime mjekësore, mirëpo kultivimi dhe shitja e substancës si lëndë e parë e papërpunuar, është ende e ndaluar me ligj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori