LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kelmendi triumfon edhe ndaj kritikëve: Kalon me sukses testin e dopingut

Majlinda Kelmendi triumfon edhe ndaj kritikëve: Kalon me sukses testin e dopingut

Majlinda Kelmendi ka triumfuar në Lojërat Olimpike të Rios. Kosova, për herë të parë në historinë e saj, përmes saj ka siguruar medalje të artë olimpike dhe kjo ka bërë që Kelmendi të jetë një temë qendrore e mediave botërore.

Këto të fundit, pos që raportuan për arritjen e madhe të xhudistes kosovare, shkruan se në qershor të këtij viti, Majlinda kishte refuzuar të kryejë testin e dopingut në Francë.


Rrena më e fundit e Serbisë: Majlinda Kelmendi refuzon doping testin (Foto)
Lexo po ashtu Rrena më e fundit e Serbisë: Majlinda Kelmendi refuzon doping testin (Foto)

Këto shkrime i kishte hedhur poshtë kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, i cili kishte thënë se nuk ka asgjë të vërtetë për këtë dhe se bëhet fjalë për trillime të qarqeve të ndryshme që nuk ia duan të mirën sportit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Kjo gjë është vërtetuar edhe pas fitimit të medaljes së artë nga Majlinda Kelmendi, e cila ka pasur një test të dopingut.

Reagon Kuka ndaj akuzave për doping që po i bëhen Majlinda Kelmendit (Foto)
Lexo po ashtu Reagon Kuka ndaj akuzave për doping që po i bëhen Majlinda Kelmendit (Foto)

Një burim i Telegrafit, i afërt me xhudistin kosovare, ka thënë se Majlinda e kaluar me sukses testin e dopingut në Lojërat Olimpike.

“Menjëherë pas fitimit të medaljes, Majlinda është testuar për doping, ku ka rezultuar se është e pastër. Po të ndodhte e kundërta, deri tash Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’ia merrnin medaljen e artë. Edhe njëherë është dëshmuar se sportistet tona, pa kurrfarë substanca të ndaluar,a arrijnë suksese”, ka thënë ky burim për Telegrafin.

Kujtojmë se ditëve të fundit, mediat serbe, nga ku janë referuar edhe ato franceze dhe britanike, raportuan se xhudistes pejane mund t’i merret medalja e artë.

Vlen të ceket se Majlinda do të rikthehet në vendlindje të dielës, ku mësohet se do të mirëpritet prej liderëve kryesorë të institucioneve kosovare. /Telegrafi/

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth sportistëve kosovarë në Rio 2016
Lexo po ashtu Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth sportistëve kosovarë në Rio 2016

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori