LAJMI I FUNDIT:

Majlinda shembulli më i mirë për futbollistët kosovarë që përfaqësojnë shtetet tjera

Majlinda shembulli më i mirë për futbollistët kosovarë që përfaqësojnë shtetet tjera

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, duke marrë shkas fitorja e Majlinda Kelmendit që i siguroj Medajlen e Artë në Lojërat Olimpike, i ka ftuar futbollistët kosovarë që t’i bashkohen ekipit tē Kosovës në futboll.

Haxhiu, i cili është edhe nënkryetar i Federatës së futbollit të Kosovës, ka përmendur edhe faktin se Majlinda Kelmendi kishte marrë oferta milionëshe, por nuk e kishin joshur dhe kishte vendosur që të luaj për Kosovën.


Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook

Majlinda Kelmendi është shembull që duhet të ndiqet nga futbollistët kosovarë si, Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj e shumë të tjerë të cilët deri me tani kanë përfaqësuar shtetet tjera, dhe për të cilët vendi ynë ka nevojë, që ata ta përfaqësojnë Kosovën si që dhe shtetin e tyre.

Majlinda kishte oferta, kishte mundësi që të prezantohet në arenën ndërkombëtare, por me simbole të shtetëve tjera sikur katër vite më parë kur garoi për Shqipërinë (pasi Kosovën nuk e pranonin ende), por në mundësinë e parë që iu dha ajo përfaqësoj Kosovën. Ajo nuk hezitoi por vendosi për vendin e saj, për vendin e prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të saj. Ajo vendosi për të ardhmen e ndritur të fëmijëve të Kosovës, që të jetë shëmbëlltyrë e tyre, ta prezantoj shtetin e saj, për ta bërë të njohur Kosovën përmes sukseseve të saj.

Kjo është detyrë edhe futbollistëve dhe shumë sportistëve tjerë të cilët deri me tani kanë përfaqësuar shtetet të tjera.

Majlinda nuk bëri kalkulime personale, refuzoi oferta të majme për të garuar me simbole të shteteve të tjera, por vendosi të përfaqësoi Kosovën, vendin e vet, të bëhet kampione bote dhe kampione olimpike duke ia sjellur Medaljen e Artë Kosovës.

Ajo afirmoj Kosovën në Rio 2016, për cka bëri që për Majlinden të shkruajnë mediet më prestigjioze botërore dhe i dhan epitetin e yllit te shtatë në flamurin e shtetit të Kosovës. Prandaj çdo qytetarë në Kosovë dhe jashtë saj, sot, e nderon atë me respektin më të lartë sepse Majlinda po e bën të njohur Kosovën, po e afirmon atë në botë, më shumë se sa ka bërë e tërë politika jonë prej vitit 1999 e deri më sot.

Me deklaraten e saj pas fitores historike, ajo jo vetem se dëshmoi karakterin e saj të madh sportiv, por dëshmoi vetëdije të lartë kombëtare e shtetërore. Ajo është bërë simbol i gjeneratave të reja, brezit të ri, i cili po përpiqet të gjej vendin e tij në botën demokratike me prezantim vlerash. Ashtu si po na prezantojnë në kulturë Rita Ora e Dua Lipa, apo kandidatët për Oskar me filmin “Shok”, me plot sukses këtë prezantim në Sport, sot, po e bën Majlinda Kelmendi, që duhet të mbështetët nga Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Adnan Januzaj etj.

Gara për kualifikime për Kampionatin Botëror të Futbollit ‘Rusi 2018’, do të filloj për më pak se një muaj dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll duhet të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare e kjo mund të bëhet më së mire me Xhakën, Shaqirin, Behramin, Januzajn dhe të tjerë. Prezantimi dhe afirmimi i Kosovës nuk është vetëm dëshirë e qytetarëve të saj, por është edhe detyrë e atyre që mund ta bëjnë atë.

Të nderuarë futbollistë, Adnan, Granit, Xherdan dhe Valon, KOSOVA ju ka nderuar Ambasadorë Nderi, tani është radha e juaj që ta nderoni dhe afirmoni Kosovën ashtu si po bënë Majlinda Kelmendi.

Andaj Majlinda Kelmendi, është shembull që duhet të ndiqet nga futbollistët dhe sportistët me prejardhje nga Kosova. Majlinda i dha drejtim të ardhmës së rinisë tonë drejt botës së zhvilluar, drejt sukseseve botërore. Arritja e sukseseve botërore për të afirmuar Kosovën në arenen ndërkombëtare është detyrë që duhet ta përmbushin edhe futbollistët tanë që deri me tani kanë luajtur për shtete të tjera.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori