LAJMI I FUNDIT:

Makarona flutur me thjerrëza dhe proshutë

Makarona flutur me thjerrëza dhe proshutë

Përbërësit:

▪ 100 gr thjerrëza të mëdha
▪ 200 gr makarona flutur
▪ 2-3 feta proshutë
▪ 5-6 degë sherebelë
▪ gjysmë qepe
▪ pak gjalpë
▪ 2 lugë vaj ulliri
▪ kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë së pari thjerrëzat dhe i lëmë gati pasi t’i kemi shpëlarë.

Në një tigan me vaj dhe gjalpë skuqim qepën e prerë në feta shumë të holla bashkë me proshutën dhe sherebelën.

Pas 10 minutash shtojmë në tigan dhe thjerrëzat dhe makaronat pasi të kenë zier.

Trazojmë dhe i servirim ose në fomrë sallate, pra të ftohta, ose të ngrohta.