LAJMI I FUNDIT:

Malishevë, 420 bujq përfitojnë pleh kimik për mbjelljet vjeshtore

Malishevë, 420 bujq përfitojnë pleh kimik për mbjelljet vjeshtore

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Malishevës, sot ka filluar shpërndarjen e plehut kimik për 420 përfitues.

Ky subvencion i Komunës së Malishevës, bëhet për bujqit, me qëllim të përkrahjes për mbjelljet vjeshtore, përkatësisht mbjelljes së grurit.

Në fillimin e shpërndarjes së plehut kimik, mori pjesë nënkryetari Rexhep Mazreku, i cili ka përshëndetur bujqit përfitues.

“Në kuadër të përpjekjeve të qeverisë komunale për ta përkrahur bujqësinë, ne sot po shpërndajmë edhe këtë sasi të plehut kimik, në mënyrë që sadopak t’i përkrahim bujqit në mbjelljet vjeshtore, përkatësisht mbjelljen për mbjelljen e grurit”, tha nënkryetari Mazreku.

Ndërsa drejtori i drejtorisë për bujqësi, Haxhi Krasniqi, ka bërë të ditur se ky projekt, ka një shumë prej rreth 20 mijë eurove dhe financohet nga buxheti komunal i Malishevës, ndërsa përfitues janë 420 bujq, me nga 150 kilogramë, ose në tërësi 63 mijë kilogramë pleh kimik, për mbjellje vjeshtore.