LAJMI I FUNDIT:

‘Mallkimi i Lee-ve’: Si ishte parashikuar vdekja e Bruce Lee dhe djalit të tij Brandon (Foto/Video)

‘Mallkimi i Lee-ve’: Si ishte parashikuar vdekja e Bruce Lee dhe djalit të tij Brandon (Foto/Video)

Brandon Lee ishte një aktor amerikan dhe artist marcial. Ai ishte djali i ikonës së filmave të arteve luftarake, Bruce Lee. Babai i tij ndërroi jetë në moshë 32-vjeçare (në vitin 1973), ndërsa Brandon humbi jetën tragjikisht si 28 vjeçar (në vitin 1993).

Misteri i vdekjes së Bruce që është shoqëruar me një numër të madh të teorive duke përfshirë edhe ato konspirative, dhe vdekja e Brandon në rrethana të papritura gjatë xhirimit të filmit “The Crow”, kanë krijuar teorinë e quajtur “Mallkimi i Lee-ve”.


Kur një ikonë vdes para kohë, është normale që krijohen teori konspirative. Duke nisur nga Marilyn Monroe, presidenti amerikan John F. Kennedy e deri te reperi Tupac Shakur – janë thënë mijëra versione rreth vdekjeve të tyre.

Dragoi i pavdekshëm: 14 gjëra që nuk i keni ditur për Bruce Lee (Foto/Video)
Lexo po ashtu Dragoi i pavdekshëm: 14 gjëra që nuk i keni ditur për Bruce Lee (Foto/Video)

Megjithatë, nuk ka dyshim se ekzistojnë disa koincidenca rreth yllit me origjinë nga Hong Kongu, Bruce Lee, duke përfshirë edhe krahasimet me vdekjen e djalit të tij dhe rrethanat para vdekjes së tyre.

Telegrafi jua sjell tri fakte që ndërlidhen me vdekjet e tyre:

Filmi biografik për Bruce Lee parashikoi vdekjen e djalit të tij

Në vitin 1993 u shfaq filmi për jetën e Bruce Lee, “Dragon: The Bruce Lee Story”, në të cilin ai lufton me një demon metaforik, i cili e ndiqte që nga lindja. Në fund të filmit, demoni humb interesimin për Bruce dhe drejtohet kah djali i tij, Brandon. Dy muaj para lansimit të filmit, Brandon vdiq tragjikisht.

Pasi humbën një djalë, prindërit besonin se dikush dëshironte vdekjen e Lee

Prinderit

Bruce Lee lindi në San Francisco në Vitin e dragoit, në Orën e dragoit, mirëpo prindërit e tij gjithmonë i referoheshin si ‘Feniksi i vogël’ që është emër vajze në Kinë. Kjo për faktin se para se të lindte Bruce, ata kishin humbur një djalë tjetër dhe sipas traditës, nuk duhej t’i referoheshin me emër mashkullor, në mënyrë që të krijonin konfuzitet te fantazmat që përpiqen t’ua vjedhin shpirtrat fëmijëve.

Në filmin e fundit të Bruce Lee, karakteri i tij vritet në aksident në xhirimet e filmit – njësoj si djali i tij

Para se të vdiste, Bruce ishte duke xhiruar filmin “Game of Death”, i cili flet për një kampion të pensionuar të arteve marciale, i cili duhej të ngjitej në maje të një faltoreje për të shpëtuar vëllanë dhe motrën e tij. Pas vdekjes së Lee, skenari ndryshoi dhe kishte protagonist një aktor të filmave luftarakë, të cilin e gjuajnë me armë në xhirime. Në vitin 1993, 15 vjet pasi u lansua filmi “Game of Death”, djali i Lee, Brandon, u vra aksidentalisht në xhirimet e filmit “The Crow”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori