LAJMI I FUNDIT:

Maloku: AKR-ja është dështim politik e Pacolli i dështuar politik

Maloku: AKR-ja është dështim politik e Pacolli i dështuar politik

Ish-përfaqësuesi i AKR-së në KQZ, sociologu Fadil Maloku ka folur për partinë ku ka qenë anëtar, duke thënë se AKR-ja është dështim politik dhe Pacolli i dështuar politik.

“AKR-ja është një dështim politik, Behgjet Pacollin e kam mik dhe jam i lidhur me të familjarisht, por ai njeri është i dështuar politikisht dhe dështoi politikisht”, ka thënë Maloku duke shtuar se AKR ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit dhe nuk kanë bërë asgjë, të paktën në hapjen e një fabrike.

Ai thotë se AKR-ja nuk do të kthehet në Kuvend, transmeton Koha.net.

Në lidhje me sjelljen e Behgjet Pacollit me Mimoza Kusari-Lilën, ai ka thënë se Pacolli nuk dinë të menaxhojë në politikë, edhe pse në biznes është shumë i zoti.
Maloku ka thënë se që nga viti 2008 në Kosovë ka pasur skandale dhe sjellje devijante, duke krijuar gjendje jo të mirë.

“Nga 2008 e më tej, përveç skandaleve dhe sjelljeve devijonte kanë krijuar papunësi shumë të mëdha e varfëri enorme”, ka thënë Maloku.

Për Malokun është indiferenca qytetare, ajo që ngjall interes, transmeton Koha.net.

“Kam përshtypje manipulimi në mënyrë mjeshtërore me e përfeksionu skajshmërisht thënien e Makiavelit ‘Qëllimi arsyeton mjetin’, duke i përdorë mediet, veçanërisht mediumit publik”, ka thënë Maloku në “Interaktiv” të KTV-së, duke shtuar se pas kësaj dalin në pah krimi e korrupsioni.

Si rezultat e kësaj, Maloku thotë se vonohet demokratizimi i vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori