LAJMI I FUNDIT:

Mançevski takon ambasadoren Oer: Zgjedhjet e lira kusht për zgjidhjen e krizës

Mançevski takon ambasadoren Oer: Zgjedhjet e lira kusht për zgjidhjen e krizës

Plotësimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike është baza për zgjidhjen e krizës politike ka thënë zëvendëskryetari i LSDM, Damjan Mançevski, në takimin e tij me ambasadoren franceze në Maqedoni, Lorens Oer dhe përfaqësuesin e Ministrisë së brendshme franceze, Reno Dorliak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga LSDM opozitare, ai gjatë takimit ka theksuar se OBRM-PDUKM u ik zgjedhjeve të lira demokratike.


“Ambasadorja Oer dhe përfaqësuesi i Ministrisë së brendshme franceze Dorliak, kanë rënë dakord që plotësimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike e përbën bazën për dalje të shtetit nga kriza politike,” ka theksuar mes tjerash Mançevski./telegrafi/