LAJMI I FUNDIT:

Mandati i EULEX-it nuk ka lidhje me Gjykatën Speciale

Mandati i EULEX-it nuk ka lidhje me Gjykatën Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë sot “dritën e gjelbër” vazhdimit edhe për dy vite të mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Përkundër debateve të ashpra në Kuvend, 86 deputetë i thanë po vendimit të Qeverisë që ky mision të veprojë në Kosovë.


Mirëpo, ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka paralajmëruar që të kihet kujdes nga EULEX-i.

“E nderuar Kosovë. Kini kujdes nga çdo marrëveshje me EULEX-in! Ata nuk janë organ juridik. Ligjshmëria e marrëveshjeve të tilla është shumë diskutabile!”, ka qenë mesazhi i saj.

Lidhur me këtë, avokati Arianit Koci ka thënë për Telegrafin se zvarritja e vazhdimit te mandatit te EULEX-it po i kushton shumë Kosovës.

Ai ka theksuar se misioni i EULEX-it ka qenë i dobishëm për neve dhe ka ndërtuar një sistem efikas gjyqësor, prandaj mandati duhet te vazhdohet edhe për dy vite.

“Në këtë periudhë kohore duhet që ne, vendorët, te gjitha rastet e profilit të larte t’i marrin në duart tona. Bërllokun tonë, nëse ka, duhet ta pastrojmë vet. Mos të harrojmë se kjo ndihmë që po na bëhet nga ana e Bashkimit Evropian, paguhet prej taksapaguesve të tyre. Kjo është rast unik që t’i marrim përvojat më të mira evropiane. Prandaj, ne duhet te jemi falënderues për këtë. Sidomos për faktin që ende kemi nevojë për përafrimin e ligjeve dhe sistemit gjyqësor, me atë të BE-së”, ka thënë Koci.

Avokati më tej ka shtuar se ka qenë kritik për disa individë në kuadër të EULEX-it që nuk kanë qenë në nivel të detyrës, duke bërë të ditur se këta ia kanë zbehur imazhin këtij misioni.

“Ne çdo vendim të gabuar, kam ushtruar ankese. Besoj në drejtësi dhe mendoj që ankesat e mija do të aprovohen. Problemi i jonë, jemi vet ne. Duhet sa më shumë të punojmë në ngritjen e kapaciteteve gjyqësore. Sidoqoftë, me shumë kemi ne nevojë për Evropën se sa Evropa për neve. Rruga e jonë drejtë integrimeve euro-atlantike, nuk ka alternativë”, ka thënë Koci.

I pyetur rreth spekulimeve të fundit që vazhdimi i mandatit të EULEX-it ka lidhje me Gjykatën Speciale, Koci ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. Ai madje ka thënë se EULEX-i nuk ka të bëjë fare me Gjykatën Speciale.

“Mandati i EULEX-it dhe Gjykatës Speciale janë të përcaktuara me ligje përkatëse. Ligji për Gjykatën Speciale saktëson se kjo gjykatë e ka Policinë, Prokurorinë dhe gjykatësit e vet. Madje, sipas nevojës, edhe Policia e Kosovës ka obligim ligjor që ta asistojë këtë strukturë”, u shpreh Koci, duke theksuar se këtë konkluzion mund ta nxjerrim duke i lexuar ligjet përkatëse.

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën sikur po e vazhdon e mandatin e EULEX-it e “në fakt EULEX-i po vazhdon të qëndrojë mbi mungesën e drejtësisë që e ka krijuar pushteti i padrejtë në Kosovë”.

“Në këto kushte, Qeveria e Kosovës, krejt e papërgjegjshme, po vazhdon me u sjellë përballë sovranitetit juridik në Kosovë. Kosova po i mban dy barrë të rënda: mungesën e drejtësisë në Kosovë dhe padrejtësinë që vjen në emër të drejtësisë ndërkombëtare. EULEX-i e ka gjetur një justifikim për të vazhduar misionin në Kosovë, e ai është mos funksionimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Selimi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se vazhdimi i misionit të EULEX-it në Kosovë nuk është e keqja e vetme që qeveria ia ka sjell këtij vendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori