LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpiket sistemi që e njeh dhe e parandalon infarktin

Maqedoni, shpiket sistemi që e njeh dhe e parandalon infarktin

Katër të rinj nga Maqedonia thonë se kanë shpikur sistemin që e parandalon infarktin tek njerzit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aleksandër Ristovski, Ana Gusheva, Aleksandër Stojmenovski dhe Pano Gushev shpjegojnë se ky sistem diagnostifikon sulmet në zemër para se ata të shfaqen si problem. Ky sistem funksionon duke vënduar një senzor nën gjirin e majtë i cili kontrollon punën e zemrës për çdo moment me anë të elektrokardigrafisë (EKG). Ky sistem i shënon rezultatet e punës së zemrës dhe pastaj nëpërmjet veglës Bluetooth i dërgon tek telefoni i pacientit, e pastaj ata barten në qendrën matëse.

Në qendrën matëse ka një person i cili i regjistron dhe i analizon sinjalet dhe nëpërmjet intelegjencës artificiale e pengon përkeqësimin e sinjaleve për infarkt, thonë zbuluesit.

Katër zbuluesit thonë se kjo gjetje do të jetë e përballueshme për xhepin e qytetarëve. Senzori do të blehet një herë kurse monitorimi do të paguhet në muaj./Telegrafi/