LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit nga SHBA-të mashtrohen me bileta të lira të fluturimit

Maqedonasit nga SHBA-të mashtrohen me bileta të lira të fluturimit

Disa maqedonas që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mashtruar me premtimin se kanë blerë bileta të lira avioni deri në aeroportin e Shkupit. E tërë kjo ka ndodhur gjatë festimit të Vitit të Ri për maqedonasit në Diasporë. Ndryshe, siç thotë për “Meta”, Lupço Stançevski i cili 25 vite jeton në Kolombos- Ohajo, në festën e Vitit të Ri, këngëtarja e cila i ka argëtuar, me prejardhje nga Prilepi u ka ofruar bileta të lira deri në Maqedoni përmes avio- kompanisë “Austrian Airlines”, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Meta.

“Pas manifestimit në restorant, u afrua këngëtarja Elena Jovçevska, na tha se punon në agjencinë turistike “Storia Travel” dhe na ofroi bileta të lira kthyese me çmim prej 550 eurove. Unë 20 vite udhëton dhe asnjëherë s’kam dëgjuar për çmim kaq të lirë. Ajo na tha se do të fluturojmë me kompaninë “Austrian Airlines” deklaroi Stançevski.


“Edhe unë jam e mashtruar nga shefja e Agjencisë” pohon këngëtarja Elena Jovçevska.

Ajo deklaroi se kundër drejtores së Agjencisë ka nisur procedurë gjyqësore.

“Mua më ka mashtruar më shumë. Kam punuar tek ajo sepse më luti sepse është kushërira e parë. Kur shkoja për të kënduar, u ofroja bileta udhëtimi maqedonasve ndërsa paratë ia jepja asaj. Çfarë ka bërë më pas ajo, nuk e di. Jam e mashtruar ndërsa gjithashtu më është prishur imazhi” deklaroi Jovçevska.

Avokatët thonë se maqedonasit ndoshta nuk kanë proces gjyqësor për këtë problem.

Nga MPB tani për tani nuk kanë kallëzim për mashtrim të kryer dhe këmbëngulin maqedonasit e mashtruar të paraqesin rastin në stacionin policor, që të mund i njëjti të procedohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori