LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia lëshon pullë postale me portretin e muzikologut shqiptar, Lorenc Antoni (Foto)

Maqedonia lëshon pullë postale me portretin e muzikologut shqiptar, Lorenc Antoni (Foto)

Tv21 bën të ditur se duke filluar prej sot Maqedonia do të ketë në përdorim pullën e re postare, e cila ka figurën e etnomuzikologut shqiptar Lorenc Antonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me vënien në qarkullim të kësaj pulle, Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore Shqiptare në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë shënuan 25 vjetorin e vdekjes së muzikologut Lorenc Antonit.

Lorenc Antoni ka qenë muzicient i njohur nga Shkupi, i cili veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në tërë trojet shqiptare. Ai është themeluesi i shkollës së parë fillore dhe të mesme të muzikës në Prizren./Telegrafi/

lorenc-antoni-pulla-postale