LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me vdekshmëri të lartë nga kanceri (Video)

Maqedonia me vdekshmëri të lartë nga kanceri (Video)

Maqedonia është vendi i tretë në botë sipas përqindjes së vdekshmërisë nga kanceri në gji. Sipas të dhënave të Shoqatës “Borka”, numri i të prekurve nga kanceri në gji para tetë viteve ka qenë 600 ndërsa tani është 1200. Nga kjo shoqatë tregojnë se të gjitha terapitë e reja të nevojshme për shërim dhe të cilat mund ta zgjatin jetën, janë të pakapshme. Ndryshe sot me shëtitje simbolike dhe garë humanitare, më shumë se një mijë qytetarë sot në parkun e qytetit në Shkup u dhanë mbështetje të prekurve nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre, njofton Alsat M.

“Agjencia për ilaçe dhe Ministria e Shëndetësisë së bashku me klinikën e onkologjisë vendosën një ilaç të ri, duhet disa terapi, por konsiderojmë se kjo është pak dhe duhet të ridestinohen mjetet e buxhetit dhe t’i jepet kancerit prioritet në Maqedoni si sëmundje, të bëhet një fond i veçantë që të gjithë pacientët të kenë mundësi t’i kenë këto ilaçe bashkëkohore”, tha Biba Dodeva, shoqata “Borka”.


“E tërë bota këtë e zgjidh me tatime shtesë. Tatimi shtesë i duhanit, të paguhet më shumë për çdo gjë që ndodhë, të ketë tatim më të lartë për alkoolin, vetëm kështu mbushen buxhetet shëndetësore që të mund t’i bëjmë ballë ilaçeve të shtrenjta. Nëse marrim të ardhura mesatare prej 300 euro, është problem shumë i madh që një njeri të blejë terapi prej tetë mijë eurove në muaj”, u shpreh MIlan Risteski, drejtor i klinikës për onkologji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori