LAJMI I FUNDIT:

Maradona i thotë lamtumirë futbollit?

Maradona i thotë lamtumirë futbollit?

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, ka zbuluar se ai më nuk dëshiron asgjë në lidhje me futbollin.

Ish-përzgjedhësi i Argjentinës ka folur për zhgënjimin e tij me futbollin pas shkarkimit dhe zëvendësimit të menjëhershëm të Matias Almeyda nga ana e skuadrës River Plate.

“Pasi u neverita aq shumë me mënyrën e shkarkimit të ‘Pelado’ Almeyda dhe pasi të dielën ata caktuan Ramon Diaz, më nuk dua të punoj në futboll”.


“Të prezantosh trajnerin e ri brenda tre ditëve, kjo më nervozon. Nuk dua më të punoj në këtë fushë sërish”, ka thënë Maradona për Racio Nacional. /Telegrafi/