LAJMI I FUNDIT:

Maradona i kërkon Messit të qëndrojë

Maradona i kërkon Messit të qëndrojë

Diego Maradona thotë se Lionel Messi duhet të heqë dorë nga zotimi i tij për t’u pensionuar nga kombëtarja.

Superylli argjentinas deklaroi se për të ka marrë fund loja me përfaqësuesen, pas humbjes në finale të Copa America nga Kili.


“Messi duhet të qëndrojë në ekipin kombëtar. Ai do të shkojë në Rusi në formë për t’u bërë kampion bote”.

“Ai duhet të mbështetet më shumë te bashkëlojtarët, të cilët mund t’i ndihmojnë skuadrës për ta çuar përpara dhe më pak te ata që thonë se ai duhet të shkojë”, ka deklaruar legjenda për La Nacion.

Tërheqja e Messit vjen në kohën kur Federata argjentinase e futbollit është në një udhëkryq, të përcjellë me kundërthënie dhe pasiguri. /Telegrafi/