LAJMI I FUNDIT:

Maradona takon djalin jashtëmartesor, vjen darka e parë pas 30 vjetësh (Foto/Video)

Maradona takon djalin jashtëmartesor, vjen darka e parë pas 30 vjetësh (Foto/Video)

Diego Maradona e ka njohur Diego Maradona Jr., birin natyral italian, vetëm në vitin 2007.

Ata u takuan privatisht pas gati 30 vjetësh të marrëdhënieve pothuajse joekzistente.


Sipas gazetës “Diario Popular Argentine”, takimi i ditëve të fundit është prelud për rindërtimin e një marrëdhënieje mes të dyve, edhe pse më parë nuk ka pasur ndonjë shenjë të mire në këtë drejtim.

Dje, sipas shtypit argjentinas, Maradona tha se fjalia e dëshiruar nga biri i tij, Diego Jr, ishte “Po, ti je biri im”. Këtë, “Dora e Zotit” do ta shqiptonte gjatë një darke familjare me të dashurën aktuale, Rocio Oliva, në Nordelta të Argjentinës.

Pas disa diskutimeve mes avokatëve të të dyve, u bë edhe takimi i babait me të birin. Gazetari argjentinas, Jorge Rial, e “rrodhi” këtë lajm.

Të dy, në fakt, kanë pasur darkë së bashku. Shoku i Diego Jr., Noeli Antonelli, tha “Kjo ishte një iniciativë e Diegos. Avokati i Maradonës e ka marrë në telefon, duke i thënë Ati yt dëshiron të flasë me ju!”

Gjithmonë sipas Antonelli, specifikohet se takimi mes tyre u zhvillua pa praninë e avokatëve. Një darkë normale, ku të dy ishin në gjendje të bisedonin me njëri-tjetrin. Si baba e bir, më në fund, 30 vjet më vonë.

maradona