LAJMI I FUNDIT:

Marilyn Mansonit i bie të fikët në skenë

Marilyn Mansonit i bie të fikët në skenë

Rokeri shokues, Marilyn Manson, është rrëzuar në skenë të mërkurën gjatë një koncerti në Kanada.

Këngëtari ishte duke performuar këngën “Beautiful People” në Saskatoon në momentin kur u rrëzua.

Bendi vazhdoi të bënte muzikë, mirëpo kur vërejtën se ai nuk u çua vrapuan dhe e nxorën prapa skene.


Njoftimet thonë se Manson po vuan nga një virozë. /Telegrafi/