LAJMI I FUNDIT:

Markusz: Hungaria është rilindur para 60 vjetëve

Markusz: Hungaria është rilindur para 60 vjetëve

Ambasada e Hungarisë në Kosovë e ka shënuar 60 vjetorin e çlirimit të këtij shteti, ku u tha se viti 1956 e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, në konferencën e mbajtur në Prishtinë në përkujtim të 60-vjetorit të luftës hungareze për liri dhe Revolucionit Hungarez, tha se në atë kohë Hungaria u rilind.


Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se revolucioni hungarez është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Evropën juglindore. /KP/