LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Jam optimist për transferimin e Matuidit

Marotta: Jam optimist për transferimin e Matuidit

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta është optimist për nënshkrimin e Blaise Matuidit nga Paris Saint-Germain.

Bianconerët kanë rënë dakord në një marrëveshje me lojtarin dhe pas një takimi të sotëm në Monaco duket se transferimi është shumë afër.


“Ne jemi në kërkim të një mesfushori dhe të gjithë e dinë këtë”, ka deklaruar Marotta për Premium Sport pas shortit të Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Juventusi kërkon Bakayokon
Lexo po ashtu Juventusi kërkon Bakayokon

Tutje, Marotta ka deklaruar se mesfushori francez është provimi i pëlqyer nga ‘Zonja e Vjetër’ dhe se është optimist se transferimi do të kryhet me sukses.

“Matuidi është profili më i përshtatshëm, por ai është një lojtar i PSG-së. Ne kemi pasur kontakte dhe shpresojmë që të përcaktohen gjërat në ditët e ardhshme. Unë jam optimist”, përfundoi Marotta. /Telegrafi/