LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për kodin telefonik, Mustafa tregon rëndësinë e saj para deputetëve

Marrëveshja për kodin telefonik, Mustafa tregon rëndësinë e saj para deputetëve

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është ftuar në interpelancë lidhur me marrëveshjen për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Sa i përket marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror, Mustafa, ka thënë se është e qartë se kodi ndërkombëtar telefonik i Kosovës ka rëndësi të madhe shtetërore.


Sipas tij, Kosova në Bruksel ka arritur marrëveshjen për telekomunikacionin e cila i siguron Kosovës kodin telefonik.

“Kosova do ta ketë kodin e vetë telefonik shtetëror. Dhe ky kod do të jetë 383”.

“Kodi shtetëror i Kosovës do ta bëjë Kosovën me kod të vetin telefonik duke ju dhënë fund tre kodeve ekzistuese. Marrëveshja e arritur në Bruksel në vitin 2013, është e nënshkruar nga Kosova, Serbia dhe BE”.

“Në gusht të vitit 2015 është nënshkruar plani i veprimit të marrëveshjes”.

Me marrëveshjen për telekomunikacion me Serbinë, sipas kryeministrit Mustafa, Republika e Kosovës e ka forcuar sovranitetin shtetëror.

“Austria tanimë ka aplikuar dhe kjo është bërë se BE pas shqyrtimeve të gjitha mundësive ligjore dhe politike, është vlerësuar se në këtë mënyrë do të shmangeshin bllokadat e mundshme”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa. /Telegrafi/