0Shares

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nga mesi i këtij muaji raportin më të ri të sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me marrëveshjen e parë për parimet e normalizimit marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit pritet të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit, Hashim Thaçi.

“Kjo është një arritje historike. Udhëheqja politike në Prishtinë dhe Beograd treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur për të bërë të mundur një përparim të vërtetë. Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve”, ka thënë sekretari Ban.

Ai thotë se një frymë e njëjtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe për zbatimin marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër.

Ban më tej jep një kronologji rutinore të zhvillimeve tremujore, në veri të Kosovës, për sigurinë e përgjithshme, sundimin e ligjit, kthimin e të zhvendosurve, trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe të të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)