LAJMI I FUNDIT:

“Marshi mbi Ibër”!

Televizioni publik duron gjithçka! Për Zotin “rrotë” është, po thoshte një klient gjysmë i dehur në një lokal të kryeqytetit, teksa po e shikonte intervistën ekskluzive pas Brukselit!

Me lëvizje shumë të relaksuara, si pas një mbrëmjeje të kaluar me miq dhe me verë të mire, ai po rrëfehej për bisedimet në Bruksel dhe për fitoren e tij historike! Herë pas here me lëvizje të furishme e të papritur të duarve, sikur po përpiqej të zgjonte trurin e fjetur dhe të dilte nga atmosfera e natës së mbrëmshme të bashkëpunimit dhe miqësisë, në Bruksel! Kurrqysh nuk po arrinte të mblidhte muskujt e shkrifur të fytyrës. Ai me gjithë mend po pretendonte të jetë kthyer fitimtar nga rruga, ndërkaq lente të kuptohej se kolegun e vet e kishte përcjellë për Beograd si humbës.

Ulësja në OKB si kurorë e bisedimeve u përmend si pazar i mirë, ndërkaq askush nuk e di arsyen përse fytyra e qeshur e kryeministrit serb jepte të kuptonte se ai po ashtu ishte kthyer fitimtar nga Brukseli. Përndryshe, ai është i njohur në vendin e vet si merakli i verës dhe se sipas mediave serbe, ai vetëm pas disa gotave fillon të performojë rolin e marinarit që ecë nëpër tokë pas disa muajsh lundrimi! Por, pas paraqitjes së dy kryeministrave , duket se kushdo që kthehet nga Brukseli kthehet si fitimtar! Ky duket të jetë edhe mesazhi të cilin dëshiron të përçojë në Ballkan – baronesha!

E ku ka më mirë se të fitojmë të gjithë! Serbët të pranojnë Kosovën, e Kosova të pranojë Serbinë! Serbia të pranojë Evropën! Secili në kushtetutën e vet të shkruaj çfar[ të dojë! Veriu është pjesë e Kosovës! Serbët le të shkruajnë: “Kosova është pjesë e Serbisë”! Serbia është e pavarur! Edhe Kosova e pavarur (autonome)! Edhe veriu autonom! Edhe Kosova autonome! Serbia dhe Kosova janë pjesë e Evropës! Evropës që është pa kufij!

Ndërkaq, të dy kryeministrat u morën vesh për doganat! Ne do të bëjmë përjashtim, se doganat tona s’kanë të bëjnë asgjë me kufij! Kufi nuk ka, ka vetëm pikëkalime, thonë serbët! Kujt i hyn në punë se si quhen!! Fituam! Të gjithë fituam!

Pastaj edhe në OKB do të jetë nga një karrige për secilin, krejt pranë e pranë! Përjetë bashkë!
Na lidhin përjetë beteja e humbur e Kosovës dhe bombardimet e NATO-s! Po e munde, Serbia nuk mundet dot pa ty! Serbia nuk mundet pa simbiozën sado-mazohiste e të qenurit xhelat dhe viktimë në të njëjtën kohë!

Po duket pak si tollovi, por Kryeministri ynë me siguri e ka më të qartë se çka po ndodhë! Edhe po i ecë! Po i sillet rrota! Opozitës i ka ngecë! Edhe shoqëria civile po sillet në rreth, në rrethrrotullime! Po përpiqet me e definua demokracinë deri në detaje ende pa e definuar shtetin!

Por, nuk është problemi vetëm te fuqia apo aftësia e kryeministrit, as te paaftësia apo brishtësia e opozitës. Në fakt, sipas të gjitha gjasave, ngjanë të jetë e kundërta. Por, problem është te rrota! Rrotën në këtë rast luteni ta shihni si metaforë për konjukturën rajonale dhe globale e në dhëmbëzoren e së cilës janë vënë edhe rrotëzat tona nacionale. Rrota serbe po i ikë mekanizmit evropian dhe po arrin të ndikojë më fuqishëm në mekanizmin global. E shtyrë edhe nga rrota e fuqishme e interesave ruse ajo po bënë rrotullime duke i vënë në lëvizje edhe rrotëzat e tjera lokale. Kështu po dikton! E rrotëzat tona sa po i prekë dhëmbëzorja globale fillojnë e sillen si të çmendura, apo thënë më mire si të dehura. Po na duan! Po na ndihmojnë! Kurrqysh nuk bënë me kundërshtua për asgjë! Sillu, sillu dhe vetëm sillu! Sillu kah të thonë!

Sikur qeveria jonë që sillej në qyqek para Gadafit. Taman deshti me na njoftë dhe … !

Serbia ekonomikisht dhe politikisht është ingranuar në konjukturën ruse, ku kompanitë kryesore janë blerë pikërisht nga korporatat ruse! Edhe armata me strukturat e tjera të sigurisë po ashtu është ingranuar në sistemin rus të sigurisë! E rrotëzat tona nacionale po lëvizin të ç’koordinuara nën presionin që u vije nga shumë drejtime. Pastaj njëherë në njëqind vjet mblidhen bashkë në Shkup dhe rrahin gjoks! Sillen rrotëzat tona nacionale shpeshherë në drejtime të kundërta me njëra-tjetrën dhe duke bllokuar vetveten!

Ndërkohë vazhdon përpjekja turke për të na ingranuar në mekanizmin e fuqishëm neoosman që po rimëkëmbet , çka po shihet me rezerva nga qytetarët tonë me orientim europerëndimor po aq sa edhe ingranazhi ruso-ortodoks. Në kujtesën tonë historike Turqia duket si Rusia! As kujtesa historike, e retushuar nergut për të joshur elitën shqiptare, e cila gjithnjë “paska” luajtur një rol kyç në perandorinë osmane, si duket nuk po arrin të mbledhë në orbitën e vetë enklavat elitare shqiptare. Me përjashtim të kryeministrit! Po, ai shkon në pako, me të fortin!

As kërcënimet dhe videot militare të armatave kombëtare! As mesazhet e koduara të të “Pakënaqurve”, asgjë nuk e heq mjegullën as nuk i jep drejtim energjisë së plogësht nacionale.
Askush nuk arrin të vejë në një drejtim rrotëzat e vogla shqiptare që sillen për qejf të vet, apo për qejf të fqinjëve, apo konjukturave qoftë duke e kënduar “Xhamadanin” qoftë duke performuar pa tekst himnin e kompromisit! O sa mirë me qenë shqiptar, o hej !

Kryeministri në krejt këtë tollovi, kur energjia kinetike kombëtare është shkapërderdhur nëpër rrotëzat tona regjionale, thjesht po e sjell rrotën andej nga po sillet. I ka hipur rrotës së mullirit e po kapardiset s’e po e sjell rrotën globale! Po i merr meritat për projektet të cilat konjuktura globale po ia vë nën tavolinë! Ndërkohë opozita po do me e rrotullua rrotën globale kah po do vet!

Kryeministri me pragmatizmin popullor e vendosi me e sjellë rrotën e mullirit andej nga sillet. I tha vetes: “Jam buburrec, por buburrec që do të hyjë në histori sepse e solli rrotën e mullirit andej nga sillet”! E opozita për me e rrotullua në drejtim të kundërt dhe me e mundë kryeministrin në terren të vet duhet me e pas fuqinë e koalicionit ndërkombëtarë BE-SHBA ! Koalicioni aktualisht po kërkon kompromis!

Ndërkohë, në hollin e OKB , në një organizim zyrtar promovohet himni i nacionalizmit serb të njohur me emrin “Marshi mbi Drinë”, ku i këndohet fitores serbe ndaj Austrohungarisë, ndaj Perëndimit! Me këtë himn serbët e dogjën Ballkanin! Jo vetëm një herë!

Natyrisht, OKB nuk arriti kompromis që të kërkojë falje për këtë akt skandaloz i cili i bëri të ndihen të fyer përfaqësuesit e disa shteteve Ballkanike dhe disave evropiane! Sepse, kështu do të ofendohej Serbia! Jeremiqi i cili e organizoi këtë skandal, e kryeson aktualisht Asamblenë e Përgjithshme. Prej provokatorit të përmasave rajonale është shndërruar në provokator global!

Dikush po thotë që Perëndimi në pamundësi me e ç’blloku OKB-në, sërish po rrëshqet në drejtim të kompromisit! Edhe kompromisi i imponuar është fitore për kryeministrin tonë! Mësymjen në veri e pat bërë për të arritur kompromisin! Mësymja në veri ishte fitorja më e madhe në karrierën e tij! Kjo do të mbahet në mend në histori si “Marshi mbi Ibër” ! E krejt kohën tjetër vetëm kishte qëndruar mbi rrotë! Mbi rrotën globale që po sillej për interesa të veta!

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori