LAJMI I FUNDIT:

Martesa dhe lindje të parakohshme në datën “12.12.’12”

Martesa dhe lindje të parakohshme në datën “12.12.’12”

Fiksimi i njerëzve me datën 12.12.’12, datë në të cilën dita, muaji dhe viti tregojnë të njëjtën shifër, nuk njeh kufij.

Nga vende të ndryshme vijnë lajme për çifte të shumta që kanë lënë këtë datë si të duhurën për të kryer martesën, por ka edhe nga ato që mendojnë se kjo është data më e veçantë për të sjellë fëmijën e tyre në jetë.

Gjashtë gra në Indonezi, porsa ka kaluar ora 00:00 kanë kryer lindje të parakohshme me operacion – njofton Start.


Ndërkohë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në këtë datë (12.12.’12), pikërisht në orën 12 e 12 minuta ka lindur vajza me emrin Erina Aliu.

E veçanta e kësaj dite është se në vitet në vijim nuk do të ndodhë më që dita, muaji dhe viti të jenë me të njëjtën numër. /Telegrafi/