LAJMI I FUNDIT:

Martinez: Dua ta dëshmoj veten

Martinez: Dua ta dëshmoj veten

Mesfushori i Bayern Munichut, Javi Martinez, është i vendosur të dëshmojë dhe justifikojë çmimin prej 40 milionë euro të cilin skuadra gjermane e pagoi për ta sjellë atë në skuadër.

“Edhe Athletic pagoi shumë para për mua. Njerëzit mendojnë se unë ndjej presion për të jetuar me çmimin tim, por ai po ashtu mund të shërbejë si motivim”.

“Unë dua të dëshmoj se vlej për gjithë ato para. Nuk do të jetë e lehtë, por unë jam i motivuar ta bëj këtë”.


“Po filloj të ndjehem më mirë ndeshje pas ndeshje. Nuk jam 100 për qind ende, por gjërat shkojnë në drejtim të duhur. Sezoni i kaluar ishte shumë i gjatë dhe intensiv”, ka thënë Martinez për Blickpunkt. /Telegrafi/