0Shares

Një tjetër masakër në Siri. Të paktën 36 persona u vranë, mes të cilëve 14 fëmijë pas bombardimeve në periferi të Damaskut.

Përmes një videoje, e cila nuk mund të verifikohet në mënyre të pavarur, shihen dhjetëra gra që qajnë mbi trupat e fëmijëve të tyre në një fushë në Guta-n Lindore, pranë një bazë të Mbrojtjes ajrore ne Muleiha, pak kilometra larg kryeqyteti, transmeton TCH.

Këto ishin bombardimet më të rënda të muajve të fundit; me avionë dhe predha artilerie, ndërsa në veri të vendit vijon avancimi i forcave opozitare, që javën e kaluar morën nën kontroll edhe një aeroport ushtarak të përdorur nga trupat e regjimit për nisjen e avionëve dhe helikopterëve bombardues. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)