LAJMI I FUNDIT:

Mascherano dëshiron kalimin te gjiganti italian

Mascherano dëshiron kalimin te gjiganti italian

Juventusi është gati të luajë fort në verë, pasi me sa duket titulli kampion në Itali nuk i mjafton më bardhezinjve.

Objektivi i madh është Liga e Kmapionëve dhe për ta fituar natyrisht që duhen përforcime me peshë, si për shembull Javier Mascherano.

Mbrojtësi argjentinas i Barcelonës, sipas të përditshmes katalanase Sport është kontaktuar tashmë nga drejtuesit bardhezinj, e madje dialogu është në një fazë goxha të avancuar.

Lojtari u ka treguar njerzëve të Juventusit se është i gatshëm për tu transferuar në Torino.

Duhet theksuar se deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt nga klubi italian me Barcelonën.

Mascherano i pëlqen shumë Juventusit dhe Allegrit si për kontributin që mund të jap, mund të luajë në dy role, si në mbrojtje ashtu dhe në mesfushë për të mbuluar mungesën e Marchisios, por gjithashtu edhe për eksperiencën dhe peshën që ka në arenën ndërkombëtare.

Bardhezinjtë mund të përfitojnë nga dëshira e Mascheranos për të ndryshuar ambient edhe pse në këtë operacion nuk mungojnë dyshimet që kanë të bëjnë me moshën 31- vjeçare dhe pagën e lartë.

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori