LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli që u pensionua në moshën 34 vjeçare tregon gjënë e vetme që duhet ta shmangni

Mashkulli që u pensionua në moshën 34 vjeçare tregon gjënë e vetme që duhet ta shmangni

Brandon – ndryshe i njohur si Fientisti i Çmendur – është pensionuar në gusht në moshën 34 vjeçare.

Për ta bërë këtë, Brandon (i cili nuk e përdor mbiemrin e vet për shkaqe sigurie) ka vendosur të jetojë duke kursyer në Vermontin rural, ku ka menaxhuar të kursejë dhe investoj rreth 70 për qind të të ardhurave të veta, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2014, Brandon dhe gruaja e tij – e cila nuk është e interesuar të pensionohet më herët dhe i mbanë financat larg atyre të burrit – janë shpërngulur në Skoci, ku ai kishte vazhduar të punojë për disa vite më shumë, mjaftueshëm sa për të kursyer aq sa të pensionohet në moshën 34 vjeçe.

“Për mua gjithmonë ka qenë rreth ‘pavarësisë financiare’ dhe jo për ‘pensionimin e hershëm”, thotë ai për Business Insider.

“Asnjëherë nuk kam dashur të ndalojë së punuari, por gjithmonë kam dashur ta kem kohën dhe lirinë të punojë në gjërat të cilat janë të rëndësishme për mua”.

Sidoqoftë, rrugëtimi i tij drejt pavarësisë financiare ia ka mësuar atij një mësim të vlefshëm: Kursimet nuk janë asgjë.

I pyetur se çfarë e kishte mbajtur të motivuar në rrugëtimin drejt pavarësisë financiare, Brandon ishte përgjigjur se në vend se të kursente pak, ai kishte vendosur të kursente shumë.

“Thjesht nuk doja të bëja asgjë që përfshinte shpenzimin e parave. Doja që vetëm të arrija pensionin sa më shpejt që është e mundur”, rrëfen ai.

Duke shmangur çdo gjë që përfshinte shpenzimin e parave, Brandon kishte përfunduar duke i prishur marrëdhëniet me miqtë dhe ia kishte ndërprerë vetes kënaqësinë të cilën gjërat e vogla e sjellin.

“Një dollar ekstra në xhirollogari nuk do t’ju bëjë më të lumtur”, paralajmëron ai. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Çfarë të vizitosh
Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Bëje vet
Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Lifestyle
Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Stil
Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Lifestyle
Gjashtë veset nga të cilat duhet ta pastroni lidhjen tuaj

Gjashtë veset nga të cilat duhet ta pastroni lidhjen tuaj

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori