LAJMI I FUNDIT:

Mashtrim apo e vërtetë? “Fantazma” regjistrohet duke bërë stërvitje (Video)

Mashtrim apo e vërtetë? “Fantazma” regjistrohet duke bërë stërvitje (Video)

Në Kili të Amerikës Jugore, është regjistruar një ‘fantazmë’ duke bërë ushtrime, në pajisjen për të zhvilluar gjoksin.

Personi që e ka bërë xhirimin, pretendon se kjo krijesë e padukshme, ka ardhur në plazh për të ngritur pesha, nga varrezat që ndodhen në afërsi, transmeton Telegrafi.


Madje, njohësit e aktiviteteve paranormale, thonë se ngjarja që ka ndodhur në qytetin Pica, tregojnë për një ‘fantazmë të zhvilluar fizikisht’.

“Ky nuk është një trik. Ka të bëjë me një shpirt të rikthyer, për të kryer ushtrimet e duhura fizike” ka thënë Robinson Riveros, që merret me gjetjen e fantazmave.

Në anën tjetër, kjo video është komentuar si një mashtrim i radhës, me një makinë që lëvizë me dirigjim. /Telegrafi/