LAJMI I FUNDIT:

Maskë natyrale për rritjen e flokëve

Maskë natyrale për rritjen e flokëve

Rënia e flokëve është një burim shqetësimi dhe merakosje si për gratë ashtu edhe për burrat. Për parandalimin e saj ka një varg produktesh, të cilat mund t’i blini, por ka edhe të tilla të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi.

Më poshtë ju sjellim një recetë vërtetë çudibërëse për të stimuluar rritjen e flokëve, e cila ka si bazë përbërës të tillë si vaji i ricinit, mjalti dhe disa vitamina shumë efikase në rigjenerimin e flokëve, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle vaj ricini
– 1 lugë gjelle lëng limoni
– 1 lugë gjelle mjaltë
– 10 pika nga vaji i vitaminës A
– 1 ampulë vitaminë E

Mënyra e përdorimit:

Përziejini fillimisht të gjithë përbërësit e maskës në një tas të thellë. Më pas krihini mirë flokët dhe aplikoni maskën duke filluar nga rrënja dhe duke e masazhuar mirë flokun për rreth 4 minuta.

Pastaj mbështillini flokët me një peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për një orë.

Më pas mund ta lani kokën normalisht me shampon dhe zbutës flokësh.

Kjo lloj maske mund të aplikohet një herë në javë. /Telegrafi/