LAJMI I FUNDIT:

Maskë për tendosje të lëkurës së qafës: Rezultate të menjëhershme!

Maskë për tendosje të lëkurës së qafës: Rezultate të menjëhershme!

Ekziston mjeti i shkëlqyeshëm natyral me ndihmën e të cilit mund të tendoset lëkura e qafës, të eliminohet lëkura “e trashë” dhe do ta bëjë lëkurën më elastike, të thjeshtë, por edhe do të rinojë qafën

Është kjo maskë pilingu, e cila bëhet njëherë në javë, transmeton Telegrafi.


Për përgatitje të maskës nevojiten:

– 1ugë kafeje shafran pluhur,
– 3 lugë supe sheqer,
– 2-3 pika vaj eterik livande apo çaj kinez,
– 3 lugë supe vaj ulliri apo kokosi,
– vanilje pluhur (sa mund të kap maja e thikës).

VRAT-FILERI0-770x385

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit. Mund të bëni maskën edhe pa përdorur sheqerin, varet se në ç’gjendje është lëkura e qafës.

Për lëkurë të dëmtuar, me njolla të errëta, sheqeri është i preferuar.

Qiteni përbërjen në lëkurë. Lëreni të ndikojë rreth 20 minuta, pastaj shpëlani duke i bërë masazh rrethor.

Në lëkurë të pastër qitni kefir (ose jogurt). Ky veprim është i preferueshëm: lëkura nën ndikimin e shafranit mund të ngjyroset. Kefiri do ta zbardhë dhe do ta hidratojë.

Mund ta mbani disa minuta dhe, gjithashtu, duke i bërë masazh me lëvizje lajeni, apo fshijeni me salveta letre. /Telegrafi/