LAJMI I FUNDIT:

Matoshi e quan monstrum Kastriot Myftarajn, i cili e ofendoi Majlindën

Matoshi e quan monstrum Kastriot Myftarajn, i cili e ofendoi Majlindën

Analisti dhe publicisti, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave skandaloze të Kastriot Myftaraj, i cili akuzoi Majlinda Kelmendin për rastin e flamurit të Republikës së Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Myftaraj thotë se ai nuk është krenar për Majlindën dhe se askush nuk duhet të jetë.


“Pse nuk jam krenar për Majlinda Kelmendin, madje e përçmoj atë. Jo për faktin se braktisi përfaqësimin e Shqipërisë, vendin e origjinës së të parëve të saj, për të përfaqësuar Kosovën. Kjo ishte zgjedhje e saj.

Unë nuk jam krenar për arritjen e saj, për një arsye tjetër. Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës. Nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Myftaraj.

Atij i është përgjigjur analisti Halil Matoshi nëpërmjet një postimin në “Facebook”, duke mbrojtur xhudisten kosovare.

“Fotografia = 1000 fjale: Duhet me qene idiot dhe monstrum si Kastriot Myftaraj ai qe përpiqet me i nxit kosovaret mos me i dhane besnikëri e dashuni atdheut te tyne te vetem, Kosovës! P.S. Jam krenar qe jam kosovar”, ka shkruar ai.

Edhe analisti, Ismet Kryeziu që e ka sharë rëndë Myftarajn.

“Rreth disa debateve për flamurin e Kosovës dhe përfaqësimin e Majlindës. Flamuri i Kosovës, pa varësisht ngjyrave dizajnit dhe gjithçka rreth këtij flamuri, është flamuri qe i jep vlerë dhe peshë kombit Shqiptar, si asgjë dhe asnjëherë më shumë në historinë e deri sotme shqiptare. Respekti dhe ndjesia për flamurin e Kosovës është respekt dhe ndjesi jo vetëm për shtetin, por dhe për kombin Shqiptar. ‪#‎FuckYouKastriotMiftaraj”, ka shkruar Kryeziu.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori