LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Rama të shkojë në Athinë të flasë për çamët

Matoshi: Rama të shkojë në Athinë të flasë për çamët

Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Shqipërisë i takon dhe është e obliguar me Kushtetutë t’i mbrojë shqiptarët e Çamërisë dhe jo ata të Kosovës.

“Preambula e Kushtetutës shqiptare nuk iu referohet më shqiptarëve etnikë në Kosovë (në raport me ta e ka humb fuqinë tashmë, porse ruan prerogativa në raport me pakicat shqiptare në rajon)”, shkruan Matoshi.


Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:

“Shqipnine e obligon Kushtetuta me u marr me Çamet!

Çamet jane komuniteti ma i perbuzun ne Europe – po sikur armenet mbi te cilet kryen gjenocid osmanet – te paret ne Europe e kane perjetu pastrimin etnik, jane shpronesu, jane shkele nga greku dhe jane shkombtarizu…

Mshoni grekut Bushat, Favzi, Baze. Shakohoxha, Babaramo e ju “trimat tjere me flatra” qe po qitni flake p’ej goje kunder Kosoves dardane…

Le te shkoje Edi Rama me fol ne Athine per camet dhe te drejten e tyne…

P.S.
Preambula e Kushtetutes shqiptare nuk iu referohet ma shqiptareve etnike ne Kosove (ne raport me ta e ka humb fuqine tashme, porse ruen prerrogativa ne raport em pakicat shqiptare ne rajon) ngase kosovaret nuk jane ma nji pakice etnike nen administrim te huej, ata e kane arrite lirine dhe shtetin e tyne kombetar!
Dhe ata vendosin se si duen me e ba jeten e tyne!” (sic.), ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/