LAJMI I FUNDIT:

Matri mohon spekulimet për largim

Matri mohon spekulimet për largim

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, i ka quajtur absurde spekulimet që e lidhin atë me një largim nga Zonja e Vjetër.

E ardhmja e italianit është bërë temë diskutimi, pasi Bianconerët arritën marrëveshje për transferimin e Fernando Llorentes në verën që vjen, por 28-vjeçari pohon se do ta bartë edhe më tutje fanellën bardhezi.

“Thashethemet për largim janë absurde. Konkurrencën për vende këtu e konsideroj mjaft stimuluese”.


“Kam edhe katër vite në kontratën time (deri në qershor 2017) dhe gjithmonë e kam ndier mbështetjen e klubit”, ka deklaruar Matri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/