LAJMI I FUNDIT:

Mazzarri: Një vit i mirë për Napolin

Mazzarri: Një vit i mirë për Napolin

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka thënë se viti 2012 ishte vit i mirë për skuadrën e tij, e cila fitoi Kupën e Italisë, luftoi për Scudetto dhe mori pjesë në Ligën e Kampionëve.

“Ka qenë një vit i rëndësishëm duke iu falënderuar të gjithëve për punën e bërë, klubit, stafit dhe lojtarëve”.

“Nganjëherë në futboll ju mund të arrini gjëra të jashtëzakonshme. Është lehtë të përfundosh lartë në tabelë në një vit, por është e vështirë të qëndrosh aty përsëri vitin e ardhshëm”.


“Napoli ia ka dalë mbanë që të qëndrojë në këtë nivel dhe ka arritur rezultate të cilat na kanë sjellë në këtë nivel ku jemi sot. Ky është një hap i madh për klubin”, ka thënë Mazzarri për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/