LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ekspozitë nga letërkëmbimi i Nënës Terezë (Foto)

Mbahet ekspozitë nga letërkëmbimi i Nënës Terezë (Foto)

Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore i Shqiptarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me shoqatën e Historianëve Shqiptarë në Shkup, me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, dhe në prag të shenjtërimit të saj, të premten në Galerinë Nacionale “Hamami i Daut Pashёs” ka organizuar një ekspozitë me emrin “Shenjtorja nga Shkupi – letërkëmbime”, pjesa më e madhe e të cilave për herë të parë i shfaqen publikut, njofton REL.

“Kemi arritur të bëjmë një ekspozitë ku në fokus kemi vënë aspektin e identitetit, aspektin human, dh atë paqësor të Nënës Terezë, me ç`rast kemi përshkuar veprimtarinë e Gonxhe Bojaxhiut, prej lindjes deri në vdekje.’


“Besoj se ky do jetë një mesazh i mirë për tërë botën, nga Shkupi, se atë që ia dhuroi Shkupi botës tani madhështia e humanistes së madhe i kthehet sërish Shkupit në prag të shenjtërimit për kontributin dhe veprimtarinë e madhe që ka dhënë Nëna Terezë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Skender Asani, drejtor i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë .

Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, tha se sjellja në dritë e një morie dokumentesh që flasin për prejardhjen e Nënës Terezë paraqet vlerë kombëtare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Sikur që e dini dhe ju të gjithë, në momentin e marrjes së çmimit Nobel në vitin 1979, një nga klerikët e pranishëm e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo atë kohë tha : Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë, por atdheu im është një vend i vogël dhe quhet Shqipëri”, tha ambasadori Reka, duke rikujtuar thënien e Nënë Terezës.

Gjatë ditës, përfaqësues të lartë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria kanë vendosur kurora lulesh te pllaka përkujtimore, ku ka qenë shtëpia e Gonxhe Bojaxhiut, në Sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Deputetja nga Kosova, Mexhide Mjaku Topalli, e cila ishte pjesë e delegacionit të deputeteve nga Kosova, tha se përmes virtyteve të saj që të ndihmojë të varfërit dhe promovojë frymën e paqes, Nënës Tereza vuri në spikamë virtytet e çdo gruaje në botë.

“Nëna Terezë ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë e të gjitha popujve në botë, duke promovuar virtytet më të larta të njeriut, humanizmin, dashurinë dhe paqen”, tha deputetja Mexhide Mjaku Topalli.

Ndërkaq, Anton Sereçi, përfaqësues i besimtarëve katolik në Shkup, ka shprehur, siç tha, dhembjen e të gjithë katolikëve shqiptarë në Maqedoni, sepse në Shkupin e Nënës Terezë tanimë me vite nuk ka asnjë meshë në gjuhën shqipe.

“Ne si shqiptarë katolik këtu, nuk kemi priftërinj shqiptarë, nuk dëgjohet fjala shqipe në mesha. I lus të gjitha institucionet në Republikën e Maqedonisë që ta zgjidhin këtë hall tonin”, tha Sereçi.

Ekspozita “Shenjtorja nga Shkupi – letërkëmbime”,e cila është hapur në Shkup, do të shfaqet në disa qendra të botës, thanë organizatorët e kësaj ngjarjeje./Telegrafi/

Nene Tereza 4

Nene Tereza 3

Nene Tereza 2

Nene Tereza 1

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori