LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takim për punëtorët e dëbuar nga puna për shkaqe politike në vitet e 90-ta

Mbahet takim për punëtorët e dëbuar nga puna për shkaqe politike në vitet e 90-ta

Në prag të shënimit të përvjetorit të Grevës së 3 shtatorit të vitit 1990, sindikalistët do të mbajnë një takim për gjendjen e punëtorëve të dëbuar me dhunë nga puna, për shkaqe politike të viteve të 90-ta.

Në një njoftim për media nga Sindikata e Administratës së Kosovës, u bë e ditur se takimi do të mbahet sot, 31 gusht, duke filluar nga ora 11:00, në ish-ndërtesën e Gërmisë, zyrat e ATK-së.


Takimi do të mbahet me federatat sindikale të Sindikatës së Administratës, Policisë, Shërbyesve Civil dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ).