LAJMI I FUNDIT:

Mban familjen duke shitur gjakun e tij

Mban familjen duke shitur gjakun e tij

Quhet Fatlum Xhemajli. Por, thotë se prindërit i kishin vënë emër të gabuar. “Jeta ime ka shkuar për të keq”, shprehet Fatlum, të cilin nga janari i këtij viti Adnan Hyseni së bashku me këngëtarin Labinot Tahiri e vendosën në një banesë për të pasur një strehë të përkohshme.

“Ditë më parë Adnani më tha se pronari i banesës ka kërkuar t’ia lirojë banesën, dhe se më datën 28 shtator banesa duhet të jetë e lire”, rrëfen ky hallexhi, të cilit e tërë periudha e pasluftës i ka shkuar në shtëpitë e huaja nga një derë në tjetrën dhe nga një lagje në tjetrën.


“Kjo është shtëpia apo banesa e dymbëdhjetë që nga paslufta. Mu ka mërzitur shpirti, duke dalë nga shtëpia në shtëpi me këta dy fëmijë “, thotë bashkëshortja e Fatlumit – Samilja dhe shton se i janë shumë mirënjohës edhe pronarit edhe Adnanit, që i sollën këtu dhe ua siguruan për nëntë muaj strehën mbi kokë.

Samilja tani nuk di nga t’ia mbajë.

“Kemi vajzën 17-vjeçare, nxënëse e shkëlqyer në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’ dhe djalin 13-vjeçar në klasën e shtatë, të dy nxënës të shkëlqyer. I kemi rritur në shtëpi të huaja dhe si t’u dal tani parasysh e t’u them se duhet të largohen edhe nga ky vendbanim”, shprehet ajo.

Ndërsa Fatlumi thotë se ishin së bashku me bashkëshorten e tij te kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke i kërkuar që t’ua bëjnë një zgjidhje, ose së paku t’ia paguajë komuna qiranë, sepse jemi në prag të dimrit.

“As unë e as shoqja nuk kemi punë dhe jetojmë nga ndihma sociale prej 65 eurove dhe nga ndonjë punë që mund ta gjej unë apo shoqja. Po të isha në punë nuk do të kërkoja asgjë, por kryetari Muhaxheri më tha se nuk ka mjete dhe u lut për mua, duke më thënë: ‘Zoti ta bëftë çaren'”, shpjegon Fatlumi.

“Kjo është e tëra që kryetari Muhaxheri bëri për mua, për fëmijët e mi”, thekson Fatlumi.

“Kryetari ishte dashur të më ndihmojë për të bërë ndonjë zgjidhje për familjen time, dhe se nuk ka nevojë që ai t’i lutet Zotit për mua, këtë mund ta bëjë vetë”, shprehet ai.

“Nuk kam lënë derë pa trokitur për të gjetur ndonjë punë për ta mbajtur familjen, por as pushteti i mëparshëm e as ky i tanishmi nuk më kanë bërë ndonjë zgjidhje për të ma gjetur ndonjë vend pune. Kam 50 vite moshë dhe punëdhënësit privatë po hezitojnë që të më marrin në punë, kur e kanë tërë këtë armatë të rinjsh të papunë, nga të cilët mund të zgjedhin më të mirët. Kujt i duhem unë në moshën 50-vjeçare”, ankohet Fatlumi.

Thotë se, krahas asistencës sociale, të vetmin burim të ardhurave e ka nga shitja e gjakut. “Prejse ngela pa punë, kam dhënë gjak 25 herë pas luftës”, thotë ai./Kosova Sot/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori