LAJMI I FUNDIT:

Mbani fëmijët larg vitaminave të panevojshme

Mbani fëmijët larg vitaminave të panevojshme

Krahas efektit pozitiv në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, vitaminat luajnë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

Nevoja e njeriut për vitamina fillon që në barkun e nënës. A, B, C, D, E, K janë gjashtë vitaminat më të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës, transmeton Telegrafi.

Fëmijët duhet t’i marrin këto vitamina në rrugë natyrale. Vetëm në rast të mungesës së oreksit, mosushqyerjes së mjaftueshme dhe infeksioneve të ndryshme mund të ndihet nevoja e marrjes së vitaminave në trajtë hapi.


Grupi më i rëndësishëm i vitaminave është grupi A, D, E, B dhe sigurisht pa harruar dhe vitaminën C përforcuese të sistemit imunitar.

Është shumë e gabuar t’u japësh fëmijëve vitamina pa qenë nevoja

Fëmijëve mund t’u japim vitaminë D për zhvillimin e kockave apo vitaminat K, C, acid folik. Por, tek fëmijët të cilët ushqehen në mënyrë të shëndetshme nuk mund të shfaqet mungesë vitaminash.

Për këtë arsye këtyre fëmijëve nuk u duhen dhënë vitamina shtesë, sepse vitaminat të cilat treten në yndyrë si A, D, E, K mblidhen në trup dhe shkaktojnë sëmundje.

Disa nga shenjat e mungesës së vitaminave në trup janë mungesa e oreksit, lodhje, vështirësi në konceptimin e mësimit, mungesë përqendrimi, probleme me shikimin, infeksione të përsëritura, plagë të hapura në gojë apo mishrat e dhëmbëve, humbja e shkëlqimit të flokëve e të tjera.

Specialistët gjithashtu kanë numëruar vitaminat A,B, C, D, E si të nevojshme për dhëmbë të shëndetshëm. /Telegrafi/