LAJMI I FUNDIT:

Mbeten në letër marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Mbeten në letër marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Anëtarët e Kabinetit qeveritar të Kosovës dhe atij të Shqipërisë do të ulen të premten përreth mozaikut të hollit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar traditën e përvitshme të takimeve të përbashkëta, që rëndom përmbyllen me një numër të madh marrëveshjesh, shkruan sot Koha Ditore.

Paralelisht kësaj vazhdon edhe tradita e moszbatimit të atyre dokumenteve mbi të cilat vënë firmat zyrtarët e të dyja shteteve.

Gjatë dy vjetëve janë organizuar dy mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe në to kanë firmosur 24 marrëveshje.

Praktika kishte nisur në janar të 2014-s në Prizren. Në mars të vitit pasues ishte përsëritur në Tiranë. E në fundjavë mbledhja e përbashkët do të organizohet në Prishtinë dhe në përmbyllje të saj është planifikuar të deklarohet dakordimi për një numër çështjesh, me fokus në katër fusha.

Sokol Havolli, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar fushat në të cilat synohet të mbërrihen marrëveshje të reja në takimin e së premtes.

Po kështu ka treguar se në këtë mbledhje ministrat e resorëve do të raportojnë edhe për shkallën e implementimit të marrëveshjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori