LAJMI I FUNDIT:

Mbeturina para derës së objektit të Komunës së Ferizajt

Mbeturina para derës së objektit të Komunës së Ferizajt

Një pamje papastërtie mu para objektit të Komunës së Ferizajt ka nxitur reagimin edhe të organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë komunë.

Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka shprehur shqetësim për gjendjen e mosmenaxhimit të mbeturinave në qytetin e Ferizajt, e sidomos pas një gjendje të ndotur në afërsi të objektit Komunës së Ferizajt në mëngjesin e sotëm.


Sipas AVONETI, kjo gjendje jo që humb imazhin e qytetit dhe krijon pasiguri nga qentë endacak, por, po ashtu, edhe rrezikon të shfaq epidemi nga mbeturinat e grumbulluara.

“AVONET konsideron se ky keqmenaxhim i mbeturinave është rrezik për shëndetin e njeriut”, thuhet në komunikatë.

AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa që të ushtrojë presion tek kompania “Pastërtia” që të menaxhojë dhe ridizajnojë strategji për shtuar aktivitete në marrjen e mbeturinave.