LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1.4 miliardë telefona të mençur deri në fund të vitit

Mbi 1.4 miliardë telefona të mençur deri në fund të vitit

ABI Research ka publikuar parashikimet e saj për përdorimin e telefonave të mençur dhe tabletëve në nivel global, gjatë vitit 2013.

Sipas firmës së njohur për hulumtimeve, gjatë këtij viti më shumë se 1.4 miliard telefona të mençur dhe 268 milionë tablet do të jenë aktivë, ndërsa Android dhe iOS do ta ruajnë dominimin në treg, në të cilin Android do të dominojë telefonat ndërsa Apple tabletët.

Microsoft dhe BlackBerry do të qëndrojnë në tregun e telefonave me një përqindje të vogël të tregut, mirëpo pjesa e tyre do të jetë mjaftueshëm e madhe sa për t’i mbajtur zhvilluesit të interesuar të krijojnë aplikacione mobile për platformat e tyre.


Sipas ABI Research, kjo do të jetë një garë në të cilën janë “dy kuaj dhe dy poni”.

Për dallim nga hulumtimet e Gartner dhe IDC-së, studimi i ABI Research fokusohet në numrin e telefonave të mençur dhe tabletëve të cilët do të jenë aktivë dhe në përdorim, dhe jo në numrin e pajisjeve mobile të shitura gjatë vitit.

Deri në fund të 2013-tës, vetëm 45 milionë pajisje të bazuara në Windows Phone dhe 20 milionë BlackBerry 10 do të jenë në përdorim në nivel global, për të përbërë 3.2, respektivisht 1.4 për qind të pjesëmarrjes së tregut global, për dallim nga 798 milionë pajisjet në Android (57 për qind të tregut) dhe 294 milionë pajisjeve tjera që bazohen në iOS (21 për qind), thuhet në parashikimet e ABI Research. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori