LAJMI I FUNDIT:

Mbi 4 miliardë dollarë kanë dalë nga Ballkani

Mbi  4 miliardë dollarë kanë dalë nga Ballkani

Maqedoni, doganat asgjësojnë 35 mijë mallra të falsifikuaraS’mjafton rritja21.12.2012 15:59Raporti i fundit i Global Financial Integrity (GFI) lidhur me transferimin e paligjshëm të parave, tregon se nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të kaluar, kanë dalë më shumë se 4 miliardë dollarë, ndërsa vendin e parë për transfere e mbanë Kroacia më 1.5 miliard dollarë.

Sipas kësaj organizate ndërkombëtare, nga Maqedonia vitin e kaluar janë larguar 461 milion dollarë, ndërsa nga Shqipëria rreth 1.3 miliard dollarë. Maqedonia, siç raportojnë mediet në Shkup, është ranguar në vendin e 76, si një nga vendet që ka pasur transfere të paligjshme të parave, transmeton albinfo.

Sipas raportit të Global Financial Integrity, paratë e transferuara janë përfituar kryesisht nga korrupsioni, evazioni fiskal dhe fshehja e tatimeve. “Megjithatë këto para nuk janë fituar nga lidhjet kriminale që nënkupton krimin e organizuar, tregtinë e paligjshme me armë, drogë apo prostitucion”, thuhet në raport.


Sipas GFI të cilin e publikoi INA, Kroacia është një nga vendet kryesore në Ballkan nga e cila kanë dalë rreth 1.5 miliardë dollarë, pasuar nga Shqipëria me 1.3 miliardë dollarë, ndërsa nga Mali i Zi thuhet se kanë dalë rreth 1 miliardë dollarë, të cilat kanë shkuar në vendet e ndryshme.

Sipas Global Financial Integrity, njëri nga destinacionet ku kanë shkuar paratë, është edhe Zvicra. Por, në listë mbeten edhe destinacionet tjera: Dubai, Delavere, Florida, Qipro, Ishujt Mareshall, Nevis, Panamaja, Belize, si dhe Britania e Madhe, etj. /Telegrafi/