LAJMI I FUNDIT:

Mbipesha lidhet me mungesën e vitaminës B

Mbipesha lidhet me mungesën e vitaminës B

Mbipesha mund të shkaktojë uljen e përqendrimit të vitaminës D në organizëm, sugjeron studimi i botuar në revistën “PLOS Medicine”.

Shkencëtarët nga Kolegji Universitar në Londër, për këtë studim, kanë shfrytëzuar të dhënat e mbledhura për nevojat e 21 studimeve të mëparshme, ku ishin përfshirë rreth 42.000 pjesëmarrës. Është parë se çdo rritje e indeksit të masës trupore për 10%, pasohet nga zvogëlimi i pranisë së vitaminës D për 4%.

Duke marrë parasysh se vitamina D ruhet në indin dhjamor, kërkuesit shkencorë besojnë se teprica e dhjamit në organizëm pengon qarkullimin e vitaminës D. Janë të shumta studimet paraprake që kanë treguar për rritjen e numrit të personave me mungesë të vitaminës D. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori