LAJMI I FUNDIT:

Mbreti i mbretërve (Foto)

Mbreti i mbretërve (Foto)

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekorde dhe rekorde, këtë kampionat evropian, ndërsa kulmi i shkëlqimit ishte fitimi i këtij kompeticioni.

Jorge Mendes, që njihet si super agjent dhe është pikërisht agjenti i Cristiano Ronaldos pas ndeshjes ka thënë: “Ronaldo është më i miri në histori”.


Edhe para zhvillimit të ndeshjes ai kishte thyer shumë rekorde, përfshirë atë si lojtari që luanë në dy finale të Kampionatit Evropian, shënues në katër kampionate te ndryshime, lojtari me më shumë paraqitje në Evropiane dhe barazoi golat me Michel Platinin.

Ai ka kaluar legjenda si Michel Planti, Franz Beckenbauer e Paolo Maldini për nga golat, paraqitjet dhe pjesëmarrjet në Kampionate Evropiane.

Lexo po ashtu: Nani merr një dhuratë speciale prej Ronaldos (Foto)

Pas këtyre sukseseve Marca e ka konsideruar Ronaldon si ‘Mbret të Mbretërve’.

Ronaldo shihet edhe si kandidati kryesor për ‘Topin e Artë’. /Telegrafi/