LAJMI I FUNDIT:

Mbrojeni organizmin prej gripit sezonal

Mbrojeni organizmin prej gripit sezonal

Gripi sezonal tashmë po troket në dyer dhe është me rëndësi që ta përgatisni trupin për këtë periudhë kohore. Kini vëmendjen në shprehitë e përditshme, sepse në këtë mënyrë do të mund ta zvogëlon i rrezikun për t'u prekur nga gripi.

Ushqimi është njëri ndër aleatët me të mirë për ta luftuar gripin. Ushqimi jo i mirë dobëson sistemin imun e trupin e bën më të ekspozuar karshi sëmundjeve të ndryshme dhe viruseve. Në sezonin e gripit mos mbani dietë, por konsumoni ushqimin e pasur me proteina, siç janë peshqit, mishi, pemë dhe perime, jogurt, djathë si dhe probiotikë, të cilët janë të dobishëm në forcimin e sistemit imun.

Pos ushqimit edhe gjumi është mjaft i rëndësishëm. Personat e rritur do të duhej që së paku të flenë shtatë orë, sepse mungesa e gjumit ndikon që të prekeni nga gripi, por edhe nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Për të shmangur gripin mos lini anash aktivitetet fizike, e këtu nuk kemi të bëjmë vetëm për vrapim, fitnes, ushtrime në palestër apo në ecje, me rëndësi është vetëm të lëvizni dhe të jeni aktiv.
/Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori