LAJMI I FUNDIT:

Mbytë pulat brutalisht me teknikë të karatesë (Video)

Mbytë pulat brutalisht me teknikë të karatesë (Video)

Në Peru është filmuar një burrë, i cili ekzekuton pulat me teknikë të karatesë, e më pas i hedh të ngordhura.

Nuk bëhet i ditur identiteti i këtij kasapi, që i kapë pulat për krahë, e më pas i godet në pjesën e pasme të qafës, duke i lënë pa ndjenja.


Shpezët me ngjyrë të bardhë, shihen duke u përpëlitur në duart e tij, derisa nuk qëllohen dhe hidhen në tavolinën e përgatitjes.

Në videon e plasuar më poshtë, nuk shihet procesi i prerjes dhe pastrimit të tyre, por vetëm shihen disa pula të bëra gati për përgatitje për ushqim.

“Ka disa që ende po lëvizin, si ka mundësi që veprohet kështu me shpezë” është një koment, lidhur me këto pamje shqetësuese. /Telegrafi/