0Shares

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka deklaruar se ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ftohta me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Sipas tij, asnjëherë nuk është zhvilluar ndonjë takim zyrtar mes tyre por edhe nëse janë takuar rastësisht, Kurteshi ka thënë se marrëdhëniet kanë qenë të ftohta.
Kurteshi në KTV ka theksuar se ka përshtypjen që gjërat janë personalizuar.
Ndryshe, Avokati i Popullit kishte reaguar për forcën e përdorur ndaj deputetëve dhe protestuesve të Vetëvendosjes nga Policia e Kosovës.
Kurteshi ka theksuar se me drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin kanë marrëdhënie korrekte, raporton "Dukagjini". /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)