LAJMI I FUNDIT:

Më pak njerëz duan një iPhone 5!

Më pak njerëz duan një iPhone 5!

Sipas një raporti të fundit të publikuar në një gazetë prestigjioze, thuhet se Apple ka reduktuar porositë për pjesët e iPhone 5, për shkak të kërkesës së ulët në treg.

Për tremujorin aktual të vitit, vetëm gjysma e ekraneve të iPhone 5 janë porositur nga Apple, krahasuar me planin fillestar thuhet sipas Wall Street Journal.

Por, përveç ekranit edhe porositë e komponentave tjerë që e bëjnë produktin e famshëm iPhone 5 thuhet se janë reduktuar mjaft shumë.

Porositë e reduktuara nga Apple për pjesët e iPhone kanë ndodhur edhe më herët, por këtë herë megjithatë, ulja e kërkesës i atribuohet kërkesës së dobët në treg.

Apple do të prezantojë rezultatet e reja financiare në 23 janar, dhe prej suksesit të arritur mund të gjykohet për lajmin e dhënë. / Telegrafi /