LAJMI I FUNDIT:

Me ushtrime kundër kancerit në zorrë të trashë

Me ushtrime kundër kancerit në zorrë të trashë

Mjekët dhe shkencëtarët paralajmërojnë se me ndryshimin e mënyrës s të ushqyerit dhe duke bërë ushtrime, mund të parandalohen rreth 70% të rasteve me kancer në zorrë të trashë!

Ecja e përditshme, vrapimi, noti, ushtrimet e thjeshta si dhe rregullimi i shtëpisë, mundet ta pakësojnë rrezikun për shfaqjen e kancerit në zorrë të trashë, pohon dr. Christine Friedenreich nga agjencia Ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit në Francë (IARC), udhëheqëse e ekipit të shkencëtarëve ku kishin marrë pjesë 413.000 njerëz nga dhjetë vende evropiane.

Gjatë hulumtimit ata kanë zbuluar se njerëzit që më së shumti kishin ushtruar, rrezikun nga kanceri e kishin ulur për 22%, ndërsa nga lajmërimi i tumorit në anën e djathtë të zorrës së trashë për 35%. Më së shumti dobi nga ushtrimet kishin njerëzit me peshë mesatare.


Ky hulumtim ishte kryer pikërisht për shkasin se në vendet e zhvilluara këto janë llojet më të shpeshta të kancerit. – Sipas të dhënave, çdo vit diagnostikohen më shumë se 940.000 raste të reja ndërsa që vdesin rreth 492.000 e të prekurve.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori